Një fëmijë në Prishtinë goditet nga vetura, dalin pamjet e rënda

Lajme

Një fëmijë në Prishtinë goditet nga vetura, dalin pamjet e rënda

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë është goditur rëndë nga një veturë në lagjen Ulpiana në komunën e Prishtinës.

Videoja nga përplasja është vërtet shqetësuese, por mësohet që fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet paksa nga vetura.

Qytetarët më pas shkojnë dhe i ndalin në ndihmë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat