Në QKUK dhe në spitalet e tjera aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me Covid-19

Lajme

Në QKUK dhe në spitalet e tjera aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me Covid-19

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht trajtim mjekësorë për COVID-19,  janë duke marrë 60 pacientë. 

Ky numër është në nivel të Qendrës Klinike  dhe Universitare dhe spitaleve të tjera të përgjithshme.

E në kuadër të tyre sipas ShSKUK-së, 29 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 3 të tjerë në gjendje më të rëndë pra në kujdes intensiv.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim spitalor janë 60 pacientë, 29 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor”, bënë të ditur ShSKUK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat