Kërkesat e sektorit të hotelerisë për Qeverinë e Kosovës
Ndryshe kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së në takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ishin:
Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;
Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubet, sipas manualit të IKSHPK-së;
Të hiqet ora policore;
Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;
Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;.