Biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka njoftuar se ka rritur pagat e punëtorëve për 5 për qind.
Kjo kompani në Kosovë njihet si një ndër më të mirat sa i përket kushteve të punës dhe trajtimin e dinjitetshëm të punëtorëve.
Piraj në fillim të këtij viti ua kishte rritur pagën punëtorëve, edhe pse vitin e kaluar kishte bërë një rritje të mëhershme.
Përsëri tash 5% ka bërë ngritje, madje ai ua jep edhe rrogën e 13 dhe 14 për punëtorët.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq të mi!
Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi!
Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5% .
Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.
Zoti ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!