Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se është kënaqësi për të që të merrte pjesë në darkën që është organizuar për liderët e shteteve pjesëmarrëse në nismën “Ballkani i Hapur”.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se i mbështet të gjitha iniciativat që janë në dobi të rajonit.
“Edhe pse si kryeministër i Malit të Zi në darkë jam vetëm si i ftuar, i mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale, veçanërisht kur ato vijnë nga miqtë dhe fqinjët tanë siç janë Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kjo me qëllim të rajonit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Krivokapiq.
Në Beograd gjendet edhe Edi Rama.