Edhe 22 vite pas luftës historitë rrëqethëse nuk harrohen.
Një të tillë e ka publikuar në Facebook, koleksionuesi i fakteve të luftës, Esat Shala ku rrëfehet historia e 11-vjeçarit Lulzim Musliu të cilin e morën forcat serbe në vitin 1999.
Lulzimin e ndanë nga familja duke e dërguar në mal ku e rrahën në forma barbare dhe në fund e masakruan, duke e shuar ëndrrën e një fëmiu.
Postimi i plotë:
Ëndrra e Lulzim Musliut u shua në moshën 11 vjeqare, ku në vitin 1999 forcat Serbe e marrin dhe e ndajnë nga familja dhe e dergojnë në mal duke e malltretuar dhe duke e rrahur në mënyren më barbare dhe në fund e masakrojnë, këtu shuhet një ëndërr e një fëmiu 11 vjeqar.
Lulet e lirisë.