Sot Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e një personit, i cili dyshohet se ka kërcënuar një zyrtari policor, pas mesnatës së 5 nëntorit.
Media ka mësuar se i dyshuari e ka kërcënuar policin pasi i njëjti e kishte ndaluar në një pikë kontrolli. I dyshuari i kishte thënë policit se “mbajëm në mend, unë jam mangup”.
“Ku e ki shpinë ti, a po tutesh me m’kallxu e s’je ka e din me kon ki hi, mbajëm n’mend mu, une jom mangup”, ishin fjalët e të dyshuarit drejtuar zyrtarit policor, raporton sinjali.
I dyshuari, pas arrestimit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.