Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar sot se "mospastrimi i plehrave është tradhti kombëtare"!.
Këtë deklaratë të Ramës e ka komenuar profesori universitar, Enver Bytyçi. Ai përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa nga veprimet e kryeministrit të Shqipërisë, duke e pyetur nëse të njëjtat quhet tradhti kombëtare.
Mes tjerash ai përmendi veprimet dhe deklaratat e Ramës për “ndyrshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, projektin “Open Balkan” , përpjekjet për zhbërjen e shtetit të Kosovës, krijimin e Jugosllavisë së Re me Shqipërinë brenda saj etj.
Për më tepër ky është postimi i plotë i Bytyçit:
Sot zoti Rama tha se "Mospastrimi i plehrave është tradhti kombëtare"!
Po ndryshimi i kufijve midis Kosovës e Serbisë?!
Po izolimi i Kosovës përmes Open Balkan?!
Po përpjekjet për zhbërjen e shtetit të Kosovës?!
Po krijimi i Jugosllavisë së Re me Shqipërinë brenda saj?!
Po përçarja e politikës shqiptare kudo në Ballkan?!
Po rehabilitimi e përkrahja e Vuçiqit në politikat anti-Kosovë?!
Po 12 miljet e hapesirës detare për Greqinë?!
Po manipulimi e vjedhja e zgjedhjeve?!
Po kanabizimi i Shqipërisë?!
Po kriminalizimi i politikës?!
Po varferimi i shqiptareve?!
Po dhuna kundër protestave dhe zhbërja e trashëgimisë kulturore?!
Çfarë quhen këto?!
A më thotë dikush, çfarë veprimtarie e Edi Rames, e krahasuar me mospastrimin e plehrave, nuk është anti-kombetare dhe tradhti kombëtare?!
Faleminderit kryeministër që na dhe mostrën se kush quhet tradhti kombëtare dhe kush quhet anti-kombëtar! Sipas kesaj mostre e kemi më të lehtë t'iu klasifikojmë së pari ju për atë çfarë jeni!