Sipas Brnabiç "Ballkani i hapur nuk është në krizë”, edhe nëse në te mbeten vetëm Serbia e Shqipëria apo vetëm Serbia e Maqedonia, ajo prapë është iniciativë fituese
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka hedhur poshtë konstatimin se iniciativa “Ballkani i Hapur” është në krizë, duke theksuar se të gjithë ata që marrin pjesë në këtë iniciativë në vitet që vijnë, do të kenë përfitime e dobi, ndërsa ata që nuk bashkëngjiten do të kenë keqardhje të hidhur, transmeton “Bota Sot”.
"Natyrisht nuk është në krizë, një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë. Edhe nëse në të mbeten vetëm Shqipëria e Serbia, apo vetëm Serbia e Maqedonia, ajo mbetet iniciativë fituese”, tha Bërnabiç në TV Pink.
Ajo nënvizoi se kjo iniciativë sjell dobi të shumëfishta për qytetarët, ekonominë , stabilitetin politik dhe vetë të ardhmen e regjionit.
"Kushdo që merr pjesë në këtë nismë, ndërsa aktualisht aty janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, jam e sigurt se në vitet që vijnë do të kenë shumë përfitime, ashtu që ata që nuk kyçen apo për shkak inatit të Ballkanit, do të ndjejnë keqardhje të hidhur”, tha Brnabiç.
Sipas saj, bëhet fjalë për iniciativë të fokusuar edhe të orientuar ka e ardhmja , kështu që nuk mund të dështojë.
"Nuk është me rëndësi a marrin pjesë dy apo tre partner, sepse jam e sigurt se ajo do të zgjerohet. Besoj se prapa atyre që gëzohen apo do çdo gjë që mund të jetë e keqe për Serbinë, për atë pjesë të opinionit apo mediet manjate flet frustrimi”, tha Bërnabiç.
Bërnabiç tha se në takimet në kuadër të “Ballkanit të Hapur” bisedohet edhe për disa investime që Serbia ka tërhequr “sepse realisht është më e suksesshme se të gjitha vendet e rajonit”, kështu që edhe fqinjët do të kenë përfitime.
"Atëherë i gjithë zinxhiri do të jetë ne rajon dhe të gjithë do të kemi përfitime. Pres që në javët e muajt që vijnë të kemi rezultate të qarta e tashmë edhe kemi”, tha ajo.