Trafikimi me qenie njerëzore apo i emëruar ndryshe si Skllavërim Modern, arrihet përmes përdorimit të forcës, mashtrimit, apo detyrimit ndaj një personi ose grupi të personave në mënyrë që të kryejnë një punë të caktuar.
Viktimë e trafikimit njerëzor mund të jetë kushdo. Mirëpo në Kosovë 70 përqind e rasteve të trafikimi janë nën moshën 18 vjeçare. Kështu bëhet e ditur në një video “Your story is my story”.
Nëpërmjet kësaj videoje thuhet se trafikimi fillon me mashtrim dhe joshje. E për të ndalur këtu dukuri negative qytetarëve iu bëhet thirrje që t’i raportojnë rastet e trafikimit nëpërmjet linjës ndihmese, 192, 0800 11 112 [email protected]
Ky material u prodhua në kuadër të projektit të Community Building Mitrovica “Your story is my sotry”, me mbështetje financiare të Global Initiative përmes Resilience fund.