Dëbohet nga Mali i Zi djali i Aleksandar Vuçiqit, i ndalohet hyrja

Lajme

Dëbohet nga Mali i Zi djali i Aleksandar Vuçiqit, i ndalohet hyrja

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 09:26
Aleksander Vuçiq dhe djali i tij

Pavarësisht se është dali i Presidentit të Serbisë, djalit të tij iu ndalua hyrja në shtetin dikur ma të afërt dhe që e kontrollonte, në Mal të Zi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se as ajo dhe as presidenti serb, Aleksadnar Vuçiq nuk e kishin asnjë informacion se djalit të presidentit serb i është ndaluar hyrja në Mal të Zi.

Ajo vlerësoi se ishte e pabesueshme dhe vuri në dukje se ka “sulme të tmerrshme” në drejtim të Vuçiqit, Serbisë, qeverisë dhe familjes së Vuçiqit.

Ajo tha se në media ishte raportuar se vajzat e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq janë dëbuar nga Serbia, ndërsa askush nuk shkroi se si i është ndaluar hyrja në këtë shtet djalit të Vuçiqit.

“I shihni ato paralale, sido që të ndodhë Danilo Vuçiqin e kanë dëbuar nga Mali i Zi, i është ndaluar hyrja pa asnjë shpjegim dhe askush nuk shkruan për këtë”, tha ajo.

Madje ajo tha se sulmet që po bëhen në drejtim të familjes së Vuçiqit, nuk kanë të bëjnë me djalin e tij.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Vuçiqi, një instrumentalizim i djalit të tij, familjes së tij, për ta sulmuar atë. Kjo është është fushata më e ndyrë që kemi parë ndonjëherë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat