Një femër pa shenja jete gjendet në liqenin e Badocit

Lajme

Një femër pa shenja jete gjendet në liqenin e Badocit

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 18:04
Ilustrim

Është gjendur pa shenja jete një femër në liqenin e Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se Policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat