Ferit Idrizi ka lidhur koalicion për bashkëqeverisje edhe me partinë Nisma Social Demokrate, dega në Vushtrri.
Këtë e ka konfirmuar Idrizi nëpërmjetë një postimi në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë:
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.
Faleminderit!
Na priftë e mbara!