Gjenevë, 9 nëntor -Organizata ndërkombëtare, Indeksi Global i Korrupsionit 2021 (Indice Global de Corruption 2021) me seli në Gjenevë ka publikuar sot raportin e fundit mbi korrupsionin në botë. Është ky edicioni i 4-të i Indeksit Global të Korrupsionit (GCI) që mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyr të nivelit të korrupsionit dhe krimit të bardhë në botë bazuar në 43 variabla. Rezultatet sipas shteteve paraqiten në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 korrespondon me rrezikun minimal dhe 100 me rrezikun më të lartë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
GCI: Shqipëria prinë në Ballkan për nga korrupsioni
12 vendet e para të pakorruptuara janë kryesisht vendet evropaine (Finalnda, Norvegjia, Zelenada e Re, Danimarka, Suedia, Estonia, Australia, Isalnda Britania, Irlanda, Holanda, Zvicra). Kurse vendet më të godituar nga korrupsioni janë, pos vendeve afrikane dhe ato të ish-Bashkimit Sovjetik në indeksin ndërkombëtar të GCI-së janë edhe disa vende në Ballkan.
Sipas Indeksi Global i Korrupsionit 2021 (Indice Global de Corruption 2021) korrupsioni në Kosovë është në rënie, kurse ne Sqhipëri dhe Serbi në rritje.
Gazeta zvicerane Le canton27.ch ka mësuar se nga vendet më të korroptuar në Ballkan është Shqipëria e cila është radhitur në rangun e 125 afër Ethiopisë e Zambisë, kurse Kosova radhitet në një rang pak më të favorshëm se Shqipëria, në 122, ndërsa Serbia ne rangun edhe me te favorshem (92), pastaj vijnë Mali i Zi (89) Rumania (79), Maqedonia Ver. (85), Greqia (37), Kroacia (47), Bullgaria (54).
Zvicra largohet nga 10 vendet e para më pak të korruptuara
Në renditjen e Profilit Global të Rrezikut të Gjenevës, indeksi i “krim jakë të bardhë” e vendos Zvicrën në vendin e 43-të, duke humbur gjashtë vende në renditjen globale të “korrupsionit” (12).
SëissLeaks, Pandora Papers, FinCEN Files, rasti Juan Carlos… Rastet e fundit të pastrimit të parave na kujtojnë: nëse Zvicra u ngjit në vendin e 6-të në renditjen e nën-indeksit të “korrupsionit”, ajo ra në vendin e 47-të në nën-indeks. Vendet e prekura nga krimi i jakës së bardhë, kryesisht pastrimi i parave dhe mashtrimi. Prandaj, ky hendek mbresëlënës e rendit atë në vendin e 12-të në publikimin e indeksit global të korrupsionit të korporatave të Profilit Ndërkombëtar të Rrezikut të Gjenevës (GRP), i cili është botimi i katert.