Shkencëtarët kanë identifikuar një antitrup që mund të mbrojë njerëzit nga COVID-19, variantet e tij dhe llojet e tjera të Coronavirusëve.
Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut – Chapel Hill dhe Universitetin Duke, në Durham, besojnë se kanë gjetur një pjesë kyçe për të luftuar si pandeminë aktuale ashtu edhe shpërthimet e ardhshme të virusit në botë, shkruan Dailymail.
Antitrupi, DH1047, funksionon duke u lidhur me qelizat e virusit dhe duke i neutralizuar ato.
Është efektiv si në parandalimin e infeksionit ashtu edhe për të ndihmuar në trajtimin e një personi që tashmë është infektuar me COVID.
Antitrupi, DH1047, ka treguar aftësi t’i neutralizojë 100 për qind qelizat e COVID-19 ,SARS dhe Coronavirusëve të tjerë që gjenden në kafshë.
“Ky antitrup ka potencialin të jetë një terapist për epideminë aktuale,” tha në një deklaratë Dr Barton Haynes, drejtor i Institutit të Vaksinave Njerëzore Duke dhe bashkëautor i studimit.
Trajtimi me këtë antitrup është veçanërisht i vlefshëm për njerëzit e pavaksinuar, të cilët nuk i kanë antitrupat e nevojshëm për të shmangur infeksionin ose shtrimin në spital.
Anipse, mund të konsiderohet si zbulim i vonshëm për këtë pandemi, studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre do të jenë të dobishme për të luftuar në të ardhmen shpërthimin e ndonjë vitusi tjetër.