Në një intervistë për Novosti, presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se ishte absolutisht e qartë se “konteksti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara dhe sipas tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë një pozicion të shkëlqyer".
“Sa i përket Republikës Srpska, është thjesht e pamundur të zgjidhen çështjet e Srpskas dhe të Kosovës veç e veç dhe ne do t'ua themi qartë të gjithëve këtë”, tha Dodik.
I pyetur nga gazetarët nëse Serbia dhe presidenti Vuçiq kanë fuqi të mjaftueshme për të ndalur ofensivën e vazhdueshme bazuar në sulmet e përditshme nga Prishtina, Sarajeva, Zagrebi, Podgorica, nga Perëndimi, Dodik beson se Serbia është sot më e fortë se kurrë më parë.
“Ekziston absolutisht një politikë reale dhe racionale e ndjekur nga Vuçiç. Ajo ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan”, shtoi ai.