Me ceremoni ushtarake, Franca dhe Gjermania përkujtojnë fundin e Luftës së Parë Botërore

Lajme

Me ceremoni ushtarake, Franca dhe Gjermania përkujtojnë fundin e Luftës së Parë Botërore

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Franca dhe Gjermania sot do të përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00.

Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City.

Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një mundësi për të dëshmuar miqësinë  franko-gjermane, e cila përbën një simbolikë të fuqishme për pajtimin në Ballkan, si dhe të përçojë dëshminë  për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat