Ndalohet një person i dyshuar për ngacmim ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi dyshohet se e ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natasha Gomes.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.