“Kryesorja paret i kishte marrë!”/ Lajçi mbështet hapur Arben Vitinë, kritikon Përparim Ramën

Lajme

“Kryesorja paret i kishte marrë!”/ Lajçi mbështet hapur Arben Vitinë, kritikon Përparim Ramën

Nga: A.M Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Çun Lajç

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka komentuar debatin ndërmjet kandidatëve për kryetar të komunave të Prishtinës, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Ai vlerësoi kulturën e debatit nga dy kandidatët, duke thënë se ishin të qartë, të urtë dhe të matur.

Mirëpo, sa i përket programeve politike, Lajçi kritikoi kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën.

“Sepse Rama u dëshmua se asht vërtetë arqitekt artist, që programin e ka lulëzua mirë e mirë. Por jo për kryetarllëkun e vet, po për shitje (siç e kishte shitë 2004-tën e s’ishte realizua kurrë!) Kryesorja paret i kishte marrë e projektin LDK-ja nuk kishte mujtë me ia realizua! Se ishte i parealizueshëm kishin thanë!”, deklaroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Planet e kryetarve!

Hera e parë, (në shumë e shumë vite), që me andje e përcolla nji debat për kryetar Prishtine!

Ishin të qartë, të dishëm, t’urtë e t'matun. Zotni burra njeni e tjetri. Për lakmi!

Kishin vizatua projekte e kishin hallakatë rrugë. Si e qyshë e kur do t'përfundonin, as ata s'e kishin taman t'qartë. Por, programet i kishin marrë nën sqetull, si hoxhallarët qitapet, e veç që s'betoheshin n'planet e tyne!

Po të ndahej vota atëherë do t’votoja 80 me 20 për Vitinë!

E dini pse?

Sepse Rama u dëshmua se asht vërtetë arqitekt artist, që programin e ka lulëzua mirë e mirë. Por jo për kryetarllëkun e vet, po për shitje (siç e kishte shitë 2004-tën e s’ishte realizua kurrë!) Kryesorja paret i kishte marrë e projektin LDK-ja nuk kishte mujtë me ia realizua! Se ishte i parealizueshëm kishin thanë!

Gati të gjitha projektet mu dukën të tilla. T' mira sigurisht, e s'kishte nevojë me i arsyetua. Përveç pareve!

Nji gja s'e pata të qartë. Pse thoshte jam i pamvarun, kur LDK-ja e solli për kandidat t'vetin!

Dhe

Qyshë me ra Dragodani mbi Qendren e Rinisë e Kodra e Trimave të Komuna!

Nejse, punë artistësh. Mundohen me i shitë andrrat e veta!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat