Ish i dërguari special për dialogun Richard Grenell ka deklaruar se në Kosovë ishte si qytetar privat dhe jo përfaqësues i administratës, por shumëkush në ShBA janë të frustruar që nuk po aplikohet marrëveshja e Uashingtonit, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.
“Unë nuk jam me qeverinë e ShBA-ve, jam këtu si qytetar privat nga administrata e Tramp, dhe vij këtu se jemi të frustruar”, ka thënë ai në Merdar.
Ish-diplomati amerikan theksoi se shumë veta në vendin e tij janë të frustruar se nuk aplikohet “marrëveshja historike ekonomike që u arrit në Shtëpinë e Bardhë”.
Sipas tij “jo vetëm njerëz të administratës Tramp por edhe amerikanë sepse pamë marrëveshje historike ekonomike mes njerëzve nga Kosova edhe Serbia, që nuk ishte për qeverinë, as politike por për zhvillim ekonomik”, tha Grenell.
Kujtoni ato që realizuam “fluturimin mes Prishtinës edhe Beogradit, e arritëm atë sepse afaristët kërkuan nga ne. Shumë në perëndim mendojnë se në regjion ende vazhdon konflikti dhe nuk investojnë këtu, kështu që kjo nuk shihet me sy të mirë në ShBA”.
ShBA sipas Grenell duan që marrëveshja ekonomike të aplikohet “palët u pajtuan që mos të ketë kërkesa për njohje as fushatë për tërheqje të njohjeve, ajo ishte pikë historike që mundësonte koncentrimin në zhvillimin ekonomik, po të realizoheshin edhe lidhjet hekurudhore edhe autostradat, do kishte kufij të hapur, kjo do sillte afaristë edhe investime edhe nga ShBA edhe nga perëndimi. E gjithë kjo ka mund të bëhet për 14 muajt e kaluar në vend punëve të mira edhe përparimit kemi pakënaqësi e frustrim. Kjo nuk është për Trampin, por për të rinjtë se do mbeteshin këtu edhe do kishin punë e paga të mira. Sepse për 20 vite folëm për politikë e jo për ekonomi dhe përparim”, tha ai.
Grenell tha se shumë afaristë amerikan synonin të vinin dhe krijojnë punë këtu “Ajo që unë po bëjë po përsëris është sektori privat, isha disa ditë në Shqipëri, disa ditë në Kosovë e tahs do kaloj disa ditë në Beograd”.
“Po përpiqem të gjej mundësi ekonomike që afaristët amerikan të investojnë në punë të vërteta, pasi nuk jam në qeveri po mundohem të sjell sektorin privat, mënyra e vetme e arritjes së zhvillimit është aplikimi i marrëveshjes – ndaloni politikën të krijojmë vende pune”, tha ai.