Nuk janë shumë, por janë të mjaftueshëm për të shkaktuar evazion fiskal miliona euro për Republikën e Kosovës.
Në veri të Mitrovicës, ku tashmë krimi është shndërruar në normalitet, vepron një grup i mirë strukturuar i kontrabandës, që iu prin Besim Zeqiri i njohur si Kaça.
Pas Kaçës, ka shqiptarë e serbë, që në fund e kanë interesin e tyre.
Muhamet Hyseni, Milos Vicentijevic, Maliq Nimani, Muhamet Vallqi edhe të tjerët dyshohet se ishin në shërbim të Besim Zeqirit i njohur si Kaça, për ta bërë pranimin dhe shpërndarjen e mallit të kontrabanduar.
Ata ishin në vazhdimësi në shënjestër të njësiteve anti- kontrabandë të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.