Për Bërnabiq do të ishte katastrofë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s

Lajme

Për Bërnabiq do të ishte katastrofë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:17
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në Paris se Kosova do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Francë.

Sipas saj, Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Bërnabiq shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte “katastrofale, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s”.

Duke folur të enjten në prag të seancës së sotme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe në shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, kur do t’u drejtohet pjesëmarrësve, Bërnabiq tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat