Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ky trajnim u organizua nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI – Federal Bureau of Investigation)
“Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë – Kimberly Riffe dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se:
“ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi”.