Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Vushtrri është sulmuar fizikisht drejtori i Urbanizimit.
Përmes raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Vushtrri, 12.11.2021 – 14:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.