Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, në një konferencë për medie ka pranuar se Përparim Rama do të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës.
Ai tha se Prishtina tashmë e ka kryetarin e ri dhe ai është Përparim Rama.
Vitia u shpreh se ishte një garë fer dhe se qytetarët e Prishtinës dinë të vlerësojnë më së miri.
Ai uroi qytetarët për kryetarin e ri derisa tha se ende është herët të dihet nëse do të jetë në postin e asambleistit apo jo.