Zgjedhjet lokale, reagon edhe Basha: Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që përcolle!

Lajme

Zgjedhjet lokale, reagon edhe Basha: Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që përcolle!

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:03
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë. Në një postim në Twitter, Basha u ka uruar suksese kandidatëve të zgjedhur në komuna.

Kreu i demokratëve thotë se dhe këtë herë Kosova përcolli leksion demokracie.

“Urime Kosovë  për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre.

Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë,” shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat