Shpërthen Çanak: Policia ruan muralin e kriminelit të ndytë

Lajme

Shpërthen Çanak: Policia ruan muralin e kriminelit të ndytë

Nga: F.B Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Nenad Çanak

“Kjo që do ju them është ajo që duhet ta dini për Serbinë, Policia ruan muralin e kriminelit të ndytë, arreston Aida Çoroviç për një vezë, e nuk zbulohen vandalistët e zyrave të LSV”, kështu ka shkruar lideri i LSV, Nenad Çanak, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Në ndërtesën ku ndodhen lokalet e LSV janë vërejtur sot që në mëngjes grafite të shumta që zmadhojnë figurën e Ratko Mladiç dhe përmbajnë fyerje edhe sharje për kreun e partisë Çanak, shkruan gazeta.

Një ditë më herët, në media u publikua lajmi se aktivistët e Ligës Social-demokrate të Vojvodinës kanë shkatërruar të dielën në mbrëmje muralin që i përkushtohet ish-komandantit të Ushtrisë së Srpskës.

Kreu i LSV Nenad Çanak në rrjetin social Tviter ka shprehur mllefin edhe nervozen duke përdorur edhe fjalë poshtëruese edhe fyese drejtuar atij, sikurse edhe nënvizimin se Ratko Mladiç është i dënuar nga Haga për krime lufte.

"Puna e territ nga ‘heronjtë’. Policia ruan muralin e kriminelit të ndotur të luftës, ndërkohë që arrestohet Aida Çoroviç për shkak të hedhjes së një veze, ndërsa tjerët nuk ka kush i ruan. Kurrë asnjë njeri  nuk u gjet për shkak të vandalizmit në hapësirat e LSV nëpër Vojvodinë. Kjo është e gjitha që duhet ta dini për Serbinë”, shkroi Çanak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat