Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, do të subvencionojë 2000 maturantë për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se vlera e kuponit është 600 euro, ku shuma prej 200 eurove ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti, ushqimi).
“Të dashur maturantë, edhe një mundësi më shumë për ju. Sot kemi shpallur konkursin për subvencionimin e 2000 maturantëve për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative.
Vlera e kuponit është 600 euro, ku shuma prej 200 eurove ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti, ushqimi).
300 euro ndahen për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për regjistrimin e kursit), ndërsa 100 euro ekzekutohen pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe marrjes së certifikatës”, tregoi ministrja Nagavci.
Ajo shtoi se ky konkurs vjen si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet MAShTI dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Detaje të tjera si aplikimi dhe kriteret, klikoni në linkun e mëposhtëm.