Publikohen pamje nga arrestimi i 19-vjeçares nga Kosova në Itali

Lajme

Publikohen pamje nga arrestimi i 19-vjeçares nga Kosova në Itali

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Publikohen pamje nga arrestimi i 19-vjeçares nga Kosova në Itali

19-vjeçarja  me origjinë nga Kosova që u arrestua  nga policia gjatë një bastisjeje në Milano, Bleona Tafallari, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi.

Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën e Kosovës të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediat italiane.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, 21-vjeçar nga Kosova i martuar janarin e kaluar, Kujtim Fejzullahun.

Mediat italiane kanë publikuar pamje të arrestimit të saj.

Image
Publikohen pamje nga arrestimi i 19-vjeçares nga Kosova në Itali
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat