Ky është personi që dyshohet se sot bëri vetëvrasje në Pejë

Lajme

Ky është personi që dyshohet se sot bëri vetëvrasje në Pejë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një person sot në Pejë dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij.

Sipas, medias bëhet fjalë për vetëvrasje dhe viktima është I.G.

Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion,” – tha Rugova.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat