Mori një veturë me qira e provoi ta shes për pjesë, denoncohet në polici zyrtari i i kësaj komune

Lajme

Mori një veturë me qira e provoi ta shes për pjesë, denoncohet në polici zyrtari i i kësaj komune

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:22
Ilustrim

Një zyrtar i Komunës së Fushë Kosovës është denoncuar në polici për mashtrim nga pronarët e një Rent a Car-i.

Pronari i një kompanie që ofron shërbimin e veturave me qira në Fushë Kosovës po pretendon se zyrtari i komunës së Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi, e ka marrë me qira një veturë tek ta dhe më pas të njëjtën ka provuar ta shesë për pjesë tek një autoservis.

E sipas tij, pronarët e autoservisit i kanë lajmëruar kolegët e tyre të Rent a Car-it dhe ata e kanë lajmëruar Policinë për këtë rast.

Gazeta ka kontaktuar me pronarin e kësaj kompanie i cili e ka konfirmuar rastin.

Ai ka thënë se i dyshuari e ka marrë veturën me qira në kompaninë e tyre me datën 15 nëntor.

Pronari i Rent a Car ‘Galaxy’ Alban Hasani ka thënë se tashmë e kanë marrë veturën por sipas tij ka rezultuar të jetë paksa e dëmtuar. Tha tha se automjeti është gjetur në momentin e fundit, para se të demolohet.

“Pronari i servisit na ka kontaktuar për veturën, vetura është gjetur. Me këtë rast është marrë policia. Sa kam informacione unë ai është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Hasani.

Ai pretendon se sipas informacioneve që ka edhe nga kompanitë e tjera,  zyrtari komunal i dyshuar këtë veprim e ka bërë edhe dy herë të tjera.

“Dy raste e tjera nuk janë në kompaninë tonë. Kompanitë që bashkëpunojmë me to po tregojnë që kerret i kanë ende te ai”, tha ai.

Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe të dyshuarin Ilir Krasniqi por ai nuk ka pasur qasje në rrjet.

Po ashtu media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

Ndërkohë, kompania e Rent a Car-it rastin e ka denoncuar publikisht edhe në faqen e tyre në Facebook.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat