(E plotësuar 12:19) - Këtë të enjte ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së tetë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Seanca e sotme ka vazhduar e tëra në përmbajtje private, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo, identiteti i së cilës mbetet i pazbuluar ka folur për zhvarrosjen e dy trupave në afërsi të Zllashit.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
LIVE: Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës
Nis seanca kundër Salih Mustafës
Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës
agë, 09:30- 16:00.
Dje është dëgjuar dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmia e së cilës në pjesën më të madhe të seancës ka vijuar e mbyllur për publikun. Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se seanca do të vazhdojë nesër me të njëjtën dëshmitare të mbrojtur.
Dëshmitarja, e cila mban kodin W04676, në seancë publike ka thënë se ka qenë pjesë në një zhvarrim në fshatin Zllash.
Në seancën e djeshme ajo ka thënë se kanë shkuar në një mal në thellësi të fshatit, së bashku me babanë e viktimës, për ta zhvarrosur atë.
Identiteti i saj nuk është i ditur për publikun sikurse roli i saj në ngjarjen e zhvarrimit në të cilën pretendon se ka qenë prezent.
Pyetjet e mbrojtjes së Mustafës kanë vijuar tërësisht të mbyllura, sikurse ato shtesë nga prokuroria.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.