Gazetari Adriatik Kelmendi është përplasur sërish me analistin politik, Shkëlzen Gashi.
Kelmendi dhe Gashi në distancë, përmes disa postimeve në Facebook kritikuan njëri-tjetrin.
Fillimisht, analisti Gashi tha se portal dhe televizioni në të cilin Adriatiku është drejtor nuk i ka publikuar dy këndvështrime në lidhje me një ngjarje në Kuvendin e Kosovës.
“Diçka për profesionalizmin e mediave kosovare: portali KK e boton lajmin me titull:
"Bekë Berisha ia çon një produkt serb Konjufcës, i kërkon t’i heqin ato nga byfeja".
Mirëpo, nuk e boton reagimin e shefit të kabinetit të kryetarit të kuvendit të Kosovës”, shkroi në facebook ai, transmeton "Bota sot".
Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Kelmendit i cili demantoi Gashin, duke thënë se te dyja lajmet janë botuar në portalin përkatës.
“Situatë e çuditshme kjo kur i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin, duke bërë pretendime te pavërteta. Të dyja lajmet janë botuar në portalin e Klan Kosovës. Shkelzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve...”, shkroi Kelmendi në Facebook, përcjell “Bota sot”.