Deklarata e Kurtit se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë “nxeh” Gjuriqin, ky është reagimi i tij

Lajme

Deklarata e Kurtit se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë “nxeh” Gjuriqin, ky është reagimi i tij

Nga: A.ZH Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:26
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që tha se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë.

Gjuriq ka thënë se “Kosova nuk e fsheh më se aspirata për t'u shkëputur nga Serbia nuk është aspiratë për pavarësi, por për aneksim me shtetet e tjera”, përcjell Bota sot.

“Ja një dredhi interesante. Z. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në fakt po del hapur kundër “pavarësisë së Kosovës””, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter.

Ai po ashtu i tha Kurtit se ky nuk është një projekt që ai kaq fuqishëm e ka reklamuar në bashkësinë ndërkombëtare.

“As punët nuk funksionojnë kështu zoti Kurti”, ka përfunduar Gjuriq./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat