Denoncimi ndaj lokalit që i përzuri pjesëtarët e komuniteteve

Lajme

Denoncimi ndaj lokalit që i përzuri pjesëtarët e komuniteteve

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

“Unë e du Gjakovën”, një platformë që është adresë e raportimit për qytetarët në Gjakovë, ka publikuar dje rrëfimin e një qytetari për diskriminimin racor të pjesëtarëve të komuniteteve në një restorant në Gjakovë.

Sipas rrëfimit të një qytetari që ka denoncuar ngjarjen, pjesëtarët e komunitetit janë përzënë nga lokali pasi kanë hyrë brenda tij.

“Sapo u ulen disa djemë të komunitetit kamarjeri ju tha nxont është edhe dolën jashtë”, raporton qytetari.

“Ndërkohë njoni prej tyre tentojke me hy brenda, dul shefi dhe kërcënoi. U tha s’bën me hy brenda”, tha qytetari, dëshmitar i ngjarjes.

Për këtë rast, reagoi sot edhe ministri Elbert Krasniqi.

Ministri Krasniqi bëri thirrje që të bojktohen lokalet e gastronomisë që refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve.

Ai tregoi se për një rast të tillë, dje e kanë informuar edhe nga Gjakova.

“Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë“, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat