Shoqata e Gastronomëve ka reaguar pas postimit të ministrit Elbert Krasniqi, nëpërmjet së cilit ai njoftonte se disa pjesëtarëve të komuniteteve një lokal në komunën e Gjakovës nuk u ka shërbyer, shkruan Paparaci.
Ata nëpërmjet një postimi në Facebook kanë shkruar se dënojnë diskriminimin ndaj komunitetit rom që i është bërë nga një lokal në Gjakovë.
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është kundër çdo diskriminimi racor, gjinor, fetar e kulturor. Dënojmë ashpër diskriminimin ndaj komunitetit rom, në një nga lokalet e Gjakovës”, shkruhet në reagim.
Tutje ata kanë njoftuar se shoqata nuk pranon që t’i përfaqësoj lokalet që bëjnë veprime të tilla
“Rrjedhimisht, nuk përfaqësojmë dhe nuk i pranojmë që të jenë pjesë e Shoqatës subjekte të ngjajshme që shpërfaqin një akt të tillë!”, përfundon reagimi i tyre.