Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 21:00, në shtëpinë e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.
Mësohet se viktima është një 20-vjeçar nga fshati Qirez i Skenderajt.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet autopsia.
“Skenderaj, 21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.