Gjorgjeviç: Serbia ndodhet nën okupimin e dyfishtë

Lajme

Gjorgjeviç: Serbia ndodhet nën okupimin e dyfishtë

Nga: F.B Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Aleksandar Vuçiq

Kreu i Lëvizjes Çlirimi, Mlagjan Gjorgjrviç ka vlerësuar se “Serbia ndodhet nën okupimin e dyfishtë nga perëndimi edhe Kina, ndërsa Vuçiqi konfirmohet nxënësi më i dëgjuar i perëndimit”, këtë e ai e tha duke u ndërlidhur në zhvillimet e fundit rreth fabrikë së Litiumit “Rion Tinto” dhe fabrikës në Zrenjanin, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Fabrika Rio Tinto zhvendos të gjithë luginën, frikëson njerëzit dhe çdo gjë bëhet në marrëveshje me pushtetin, ndryshojnë ligje si ju duhen.

“Ambasadorët që po sillen si kolonizator dhe menagjues të regjimit të Vuçiqit, i cili po ju përmbush çdo shenjë gjeo-politike nga Berlini e Uashingtoni, nga Kosova e te Srpska, dëshmon se ne fakt jemi në okupim”, tha Gjorgjeviç.

Sipas tij, Vuçiq “para ardhjes në pushtet, ka premtuar qendrave të perëndimit përkushtimin dhe dëgjueshmërinë e vetë”.

“Pak muaj pas ardhjes në pushtet, nënshkroi marrëveshjen e Brukselit dhe hoqi policinë serbe, prokurorinë, gjykatat, mbrojtjen territoriale dhe vetëqeverisjen lokale në Kosovë. E kjo nuk iu ka shkuar në mendje as Gjingjiçit, as Koshtunicës, as Tadiçit”, tha lideri i Çlirimit.

Me këtë hap Vuçiq “definitiv përforcoi dhe konfirmoi zërat se është nxënësi më i dëgjuar i perëndimit”.

Gjorgjeviç tha se okupimi kinez është më “ndjeshëm” sepse ndodhet kryesisht në sferën ekonomike, por është shumë e dukshme.

“Kina këtu ka rëndësi edhe interesa politike, jo vetëm ekonomike, që realizohet përmes fuqisë robëruese të lirë punuese, përmes nxjerrjes së mjeteve nga kreditë e fryra dhe duke sjell teknologji të ndytë që shkatërrojnë mjedisin jetësor serb”, tha ai.

Shembujt e Borti edhe Smederevës janë tregues se çfarë do të ndodhë me Zrenjaninin.

“Zgjidhja e vetme është që Serbia të i kthehet vetës me ndihmën e miqve dhe aleatëve dhe të mënjanoj këtë pushtet hajdutësh edhe tradhtarësh, që edhe gurin e fundit të vendit do ta shisnin për një grusht dollarë”, tha Gjorgjeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat