Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi tragjedisë nga autobusi që mori flakë në Bullgari i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes.
Sipas familjarëve, Lulzimi dhe Medina kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për kurim shtëpiak.
Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.
Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.