Aksidenti në Bullgari, kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarit nga Presheva

Lajme

Aksidenti në Bullgari, kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarit nga Presheva

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:08
Zeljko Joviç, Lulëzim Sulejmani

Lulëzim Sulejmani ishte në mesin e shtatë personave që i mbijetuan aksidentit fatal në Bullgari, e ku 45 shtetas së Maqedonisë së Veriut, kryesisht  me orgjinë shqiptare vdiqën.

Sulejmani i cili po merr trajtim në një nga spitalet në Sofje është vizituar sot nga ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zeljko Joviç.

Në njoftimin e Ambasadës serbe në Bullgari, thuhet se ai ndihet mirë  me shëndet.

“Ndihet mirë, do ta vizitojmë rregullisht”, ka shkruar ai në llogarinë në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari, me një fotografi të përbashkët.

Sipas informacioneve të fundit, 45 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në autostradë në Bullgari. Një autobus me 52 persona udhëtonte në autostradën Struma nga Sofja në drejtim të Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat