Sot në Serbi mbahet takimi i radhës për nismën “Open Balkan”. Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin serb në Beograd por disa prej pjesëmarrësve do t’i bashkohen takimit virtualisht. Pjesë e takimit në Serbi do të jetë edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohet konferencës online.
Takimi i radhës parashikohet të zhvillohet në Tiranë në muajin Dhjetor duke konkretizuar edhe një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e lëvizjes në kufi.
Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për refuzimin që i bëri nismës “Ballkani i Hapur” e si e tillë që gjeti mbështetje nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Ai në një intervistë për “Vecernji List” të Zagrebit ka thënë se “Ballkanin e Hapur” mund ta kemi vetëm pasi Serbia të hapet me Kosovën.