Ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i është vazhduar paraburgimi në Hagë.
Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtaren Mappie Veldt Foglia.
Me këtë rast, është urdhëruar Zyra e Viktimave dhe Prokuroria që parashtresat në lidhje me vendimin t’i dërgojnë deri më 12 dhjetor.
Ndërsa, mbrojtja është urdhëruar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 17 dhjetor.