75-vjeçari më ‘fit” në Kosovë, tregon sekretin e pamjes

Lajme

75-vjeçari më ‘fit” në Kosovë, tregon sekretin e pamjes

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:52
Jonuz Cani

Jonuz Cani është 75-vjeçari më ‘fit” në Kosovë.

Ai tregon se merret me alpinizëm, bën shumë ecje dhe ka ngjitur shumë maje në Kosovë.

Cani tregoi se ajo çfarë e ka mbajtur gjallë është ecja.

“Moshatarët e mi, ma shumë se gjysa nuk janë gjallë”, tha ai në ATV.

75-vjeçari po ashtu ka një këshillë për bashkëmoshatarët e tij.

“Secili pa marrë parasysh moshën edhe mundësitë shëndetësore, aq sa mundet duhet të angazhohet në ecje relaksuese”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat