Vuçiq i kënaqur nga takimi kokë me kokë me Putinin

Lajme

Vuçiq i kënaqur nga takimi kokë me kokë me Putinin

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka biseduar sot në Soçi me presidentin rus Putin, si mësohet Vuçiq u shpreh i kënaqur dhe i lumtur nga takimi kokë me kokë me Putinin, duke njoftuar edhe shkëmbimin dhuratave të ndërsjella, njofton “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Pas takimit Vuçiq deklaroi se është shumë i kënaqur edhe i lumtur nga takimi, duke shtuar se i ka dhuruar Putinit një enë të argjendtë dhe disa libra.

Qëndrimi i Putin sipas medieve serbe rreth Kosovës nuk ka ndryshuar dhe Moska vazhdon të mbështes Beogradin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Putin ka thënë se qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës është i pandryshuar dhe se Rusia mbështet Beogradin.

“Lidhur me përpjekjet tona për hapa konkret t përbashkët në skenën ndërkombëtare, edhe lidhur me çështjen e Kosovës, e dini se qëndrimi ynë është parimor. Nuk i nënshtrohet politikës aktuale” tha Putin, duke shtuar se “mbështet qëndrimin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës” , nënvizoi Putin.

Kreu i Rusisë ka shprehur shpresën se situata në fund të zhvillohet ashtu që të i përgjigjet interesave të gjithë njerëzve që jetojnë atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat