​Java e kuzhinës italiane në botë, nismë për të promovuar më të mirën e zinxhirit agroushqimor

Lajme

​Java e kuzhinës italiane në botë, nismë për të promovuar më të mirën e zinxhirit agroushqimor

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:41
Albin Kurti dhe Antonello De Riu

Në gjithë botën, gjatë kësaj jave është shënuar edicioni i gjashtë i "Javës së Kuzhinës Italiane". Kjo ngjarje ndërkombëtare i dedikohet sektorit agroushqimor italian. Edhe në Kosovë, mbi 30 restorante kanë përgatitur ushqime për këtë edicion. Kjo është nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. 

Në kuadër të kësaj jave, mbrëmjen e së premtes në kryeqytet është organizuar darkë, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Donika Gërvalla, Rozeta Hajdari dhe ministri Hekuran Murati. 

Ambasadori italian, Antonello De Riu, për KosovaPress ka treguar për rëndësinë e organizimit të "Javës së kuzhinës italiane".

De Riu: Java e kuzhinës italiane në botë nismë për të promovuar më të mirën e zinxhirit agroushqimor

"Java e kuzhinës italiane në botë është një nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë për të promovuar më të mirën e zinxhirit agroushqimor dhe njohurive të ushqimit dhe verërave "Made in Italy". Tema e edicionit 2021 - "Tradita dhe perspektivat e kuzhinës italiane: vetëdijësimi dhe rritja e qëndrueshmërisë së ushqimit", ku falë përdorimit të produkteve sezonale kombinon promovimin e produkteve agroushqimore italiane me përmirësimin e Dietës Mesdhetare si një model i të ushqyerit shëndetshëm për qenien njerëzore dhe i qëndrueshmrisë për mjedisin, falë përdorimit të prodhimevbe të stinës", tha ai. 

Më tej, ai theksoi se ky edicion parasheh ngjarje të cilat kanë nisur që nga data 22 e deri të dielën. 

De Riu: Java për të shijuar më të mirën e kuzhinës italiane

"Edicioni parasheh një kalendar të pasur ngjarjesh nga data 22 deri më 28 nëntor në qytetet kryesore të vendit, organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë ICE, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe një projekt të edukimit ushqimor për mësuesë dhe fëmijë të mbi 30 shkollave të Kosovës të OJQ-së “Volontrari nel Mondo” me financim nga Kooperacioni Italian. Për "Javën" katër shefa të kuzhinës nga Federata italiane e kuzhinierëve, të udhëhequr nga Alessandro Circiello do të organizojnë disa "darka me autorësi" në Prishtinë e Pejë për të shijuar më të mirën e kuzhinës italiane më një kombinim verërash do të realizojnë një shoë të gatmit në qendren e njohur tregtare në Prizren", shton ambasadori italian. 

Gjatë gjithë javës, restorante në gjithë Kosovën do t'i ofrojnë publikut edhe menu të veçanta italiane. 

De Riu: Ne synojmë të ofrojmë një pasqyrë prej 360 shkallësh të kuzhinës italiane

"Përmes këtij programi të artikuluar, ne synojmë të ofrojmë një pasqyrë prej 360 shkallësh të kuzhinës sonë, që është sinonim i kulturës, traditës dhe cilësisë, por edhe eksperimentimit, mirëqenies dhe qëndrueshmërisë. Sot, Kosova përfaqëson vendin me numrin më të madh të të rinjve në Evropë dhe për shkak të hapjes së theksuar ndërkombëtare dhe prirjes ndaj inovacionit që e dallojnë në çdo fushë, ajo përfaqëson terrenin ideal për përmirësimin e dietës mesdhetare si model i të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës së shëndetshme dhe të qëndrueshme", theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat