Policia e Kosovës ka apeluar ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, tashmë kur kanë filluar reshjet e borës në vend.
Policia e Kosovë në një postim në Facebook bën të ditura se sa i nevojitet automjeteve të ndalen rrugët janë të mbuluar me borë, ngrica.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:
“APEL – kujdes gjatë ngasjes së automjetit në mot të ndryshëm
Distanca e ndaljes së automjetit i cili lëviz me shpejtësi 50km/h në varësi të kushteve klimatike
Kur ju lëvizni me mjetin tuaj me shpejtësinë prej 50 km/h!
Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke për para?
Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur!
Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur!
Automjeti i cili lëviz në rrugë të mbuluar me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur!
Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!”.