Ishte ora 1 pas mesnate kur në stacionin e zjarrfikësve në Mitrovicë erdhi një thirrje.
Pa ditur se çfarë ka ndodhur, i gjithë ekipi u nis menjëherë drejt një lokacioni për ndërhyrje. Në atë shtëpi, pothuajse të gjithë ishin në gjumë.
Pasi ekipi i zjarrfikësve kontrolloi situatën dhe pa se nuk kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar, u sigurua që fëmijëve të cilët ishin duke fjetur të mos iu prishej gjumi dhe të mos krijohej panik.
Njëri nga fëmijët është edhe Aidi, i cili atë natë bëri gjumin e qetë duke mos e kuptuar se çfarë ishte duke ndodhur.
Të nesërmen, pasi 8-vjecari dëgjoi për rastin, shkroi një letër falënderimi për zjarrfikësit.