Mediet serbe kanë komentuar emërimin e Bashkim Jasharit si komandant të Forcave të Sigurisë së Kosovës , duke e quajtur pasardhës të familjes së Adem Jasharit , që vjen pas dorëheqjes së Rrahman Ramës, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Presidentja e Kosovës Osmani, ka emëruar gjenralin Bashkim Jashari komandant të FSK-së dhe ka marr pjesë në pranim –dorëzimin e detyrës, duke takuar ish-komandantin Rama dhe komandantin e ri Jashari.
FSK është krijuar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e cila ishte krijuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan “RTS”.
Ndërkohë sipas këtij mediumi transformimi i FSK në Ushtri zë Kosovës po bëhet në kundërshtim me aktet ndërkombëtare dhe po bëhet pas vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe tri ligjeve të miratuar për transformim.
Gjenerali Bashkim Jashari është djali i Rifatit, vëllait të Adem Jasharit që njihet si themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.