Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, të hënën njoftoi se do të operohet përsëri pasi i është rikthyer sëmundja e tumorit në tru. Pas njoftimit të saj, shumë kolegë e miq të Adrianës e kanë mbështetur dhe i kanë ofruar ndihmë asaj.
Mes tyre ishte edhe këngëtari Labinot Tahiri i cili ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.
Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën.
Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.
Përveç Labit, ndihmë i ka ofruar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.
Ai ka shkruar se mund t’i ndihmojë Matoshit duke e dërguar për shërim jashtë vendit.