Blendin Bytyqi nga Komuna e Lipjanit, mbrëmjen e së mërkurës ishte plagosur në poligonin “Katana” në Obliq.
Nga plagët e marra, 24-vjeçari ishte dërguar në QKUK, por nuk ka mundur t`i përballonte plagët e marra.
Vdekja është konfirmuar nga mjekët në QKUK, ndërkaq edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, shkruan "Bota sot".
Ndërkaq, mbrëmjen e së mërkurës, kanë reaguar edhe nga poligoni “Katana”.
Në njoftimin e tyre thuhet se ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.